Pyetje: Në momentin kur ne ia japim zekatin personit që e meriton atë , a e kemi patjetër që ti tregojmë se ky është zekat?!

Pergjigje: Vëlla! Kur ti e jep zekatin personit të cilit mendon që ai me të vërtetë e meriton që ti jepet zekati! Në këtë rast, nëse ti e di se ky person nuk e ka zakon të pranojë zekatin, atëher, e  ke për obligim që para se të ia dorëzosh zekatin ta lajmrosh dhe ti tregosh që kjo pjesë që po ta jap është zekati i pasurisë sime.
Pra, duhet ta dijë personi që i jepet zekati se është zekat, kështu që: Pas kësaj ai të vendos se a do ta pranojë këtë zekatë apo do ta refuzojë marrjen e zekatit.

Mirëpo! Nëse ju e dini ose jeni i informuar nga dikush se filan personi zakonisht e pranon zekatin, atëherë ! Më mirë është që mos ti tregohet , sepse në këtë lajmërim që ti ia bënë ka një llojë lavdërimi, gjithë kjo është që: Ti ta ruash vëlla sinqeritetin dhe të mos biesh në vetëpëlqim ose syefaqësi.

Ndërsa , Allahu azze vexhel, ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُبْطِلُوا صَدَقَاتِكُم بِالْمَنِّ وَالْأَذَىٰ كَالَّذِي يُنفِقُ مَالَهُ رِ‌ئَاءَ النَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُ بِاللَّـهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ‌ ۖ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ صَفْوَانٍ عَلَيْهِ تُرَ‌ابٌ فَأَصَابَهُ وَابِلٌ فَتَرَ‌كَهُ صَلْدًا ۖ لَّا يَقْدِرُ‌ونَ عَلَىٰ شَيْءٍ مِّمَّا كَسَبُوا ۗ وَاللَّـهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِ‌ينَ

“O besimtarë! Mos e shëmtoni të mirën e lëmoshës suaj me reklamacion dhe fyerje, siç vepron ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës, e nuk beson në Allahun dhe Ditën e Kijametit, Ai i ngjason gurit të lëmuar, në të cilin ka pak dhé. E, kur shiu i bie rrëbesh, e zhveshë atë dhe e le gur të thatë. (Hipokritët), nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë. Se, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues”.Kuran: El Bekare, 264.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani