Pyetje:

Kur i dërguari i Allahut ﷺ udhëtoi në natën e Israsë për në xhaminë Aksa e më pas u ngrit në qiellin e shtatë, në vendin e quajtur Sidretu Munteha siç është cekur në librin ‘Tefsiru Savi ala Xhelalejn’, a e ka parë Profeti ﷺ Allahun e Lartësuar me sytë e tij në këtë ngritje në qiell apo nuk e ka shikuar?

***

Përgjigje:

Besimi i ehli sunetit dhe xhematit i bazuar në argumetet fetare është se Muhamedi ﷺ nuk e ka parë Zotin e tij me sytë e tij në këtë udhëtim, sepse është transmetuar se ai vetë ka thënë: “Kam parë dritë” e në një transmetim tjetër ka thënë: “Ishte dritë, e si mund ta shihja?!”. Këto transmetime i përmend imam Muslimi në librin e tij të saktë.

Gjithashtu Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dijeni se askush prej jush nuk mund ta shohë Zotin e tij deri sa ai (njeriu) të ndërrojë jetë” transmeton përsëri imam Muslimi.

Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave.
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz

Nënkryetar: Abdurazak ibn Afifi
Antarë: Abdullah ibn Kuud
Antarë: Abdullah ibn Gudejan

Përktheu: Ylli Rama