Pyetja:

Nnë ligjin apo sheriatin islamik p.sh kemi dënime gurëzimin me gurë kur gruaja tradhton burrin dhe anasjelltas, dënim ku hajnit për hajni i prehet dora, etj. Pyetja ime është: a ekziston dënim për njeriun i cili shkel ligjet e islamit sa i përket kafshëve? Siç dihet ndalohet vrasja e tyre për aktivitete sportive në sezona kur janë në faza të lindjes etj. Pra a ekziston ndonjë dënim siç i ceka ato dënimet më lartë  apo e pret vetëm dënimi i Zotit?

***

Përgjigjja:  

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pyetja është e qartë. Jo, në sheriat nuk ka asgjë që dënon, mirëpo ka të drejtë shteti të vendose sanksione apo masa edukimi në rast se e sheh të arsyeshme për arsye të caktuara. Sepse ky veprim në vetvete nuk përben gjynah, kështu që nuk ka për të dënim, sepse lejohet të hahet mishi i kafshës që i hahet mishi edhe në faza apo sezonet e shtimit apo kur kanë të vegjël apo nëse është barsë, pra nuk ka dënim prej Zotit.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja