Pyetja:

A lejohet ta lexojmë suren Jasin në momentet kur dikush është duke dhënë shpirt?

***

Përgjigjja:

Leximi i sures Jasin në çastet e dhënies së shpirtit është transmetuar nga Meakal ibn Jesar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lexojuni të vdekurve tuaj suren Jasin”.

Ajo që është e ditur nga ky hadith është se konsiderohet i dobët për shkak se Ebu Uthman është i panjohur, ndaj nuk është i pëlqyeshëm leximi i kësaj sureje tek të vdekurit. Kurse ata që e kanë lejuar kanë menduar se hadithi është i saktë ndaj dhe e lejuan që të lexohej. Porse themi se leximi i Kuranit kur njeriu është në çastet e fundit të jetës është diçka e mirë, e ndoshta ky lexim i bën dobi atij tek Allahu. Kurse sa i përket leximit të sures Jasin në veçanti themi se origjina është se hadithi nuk është i saktë ndaj veçimi i saj në lexim nuk ka arsye.
Shejh Ibn Baz, “Fetava” 13/93

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: Leximi i sures Jasin tek personi që është në prag të vdekjes është prej sunetit tek shumë prej dijetarëve për shkak të fjalës së Pejgamberit ﷺ: “Lexojini suren Jasin të vdekurit tuaj”. Por ndaj këtij hadithi kanë folur disa dijetarë për mos saktësimit e tij. Ndaj ata të cilët e konsiderojnë të saktë këtë hadith e konsiderojnë prej sunetit leximin e sures Jasin, kurse ata që nuk e saktësojnë, nuk e konsiderojnë sunet.

Hadithi: “Lexojini të vdekurit tuaj suren Jasin” është hadith jo i saktë, në të ka pasaktësi. Edhe nëse hadithin e konsiderojmë të saktë, leximi i sures Jasin është në momentet e daljes së shpirtit, atëherë i lexohet surja Jasin. Dijetarët kanë thënë: Në leximin e kësaj sureje ka dobi për të vdekurin sepse e ndihmon që shpirti t’i dalë me lehtësi, sepse në këtë sure gjendet fjala e Allahut: “Atij i thuhet: hy në xhenet. E ai thotë: Ah mjerë për popullin tim sikur ta dinin. Çfarë më fali mua Zoti im e më bëri prej të nderuarve.” (Jasin: 2627)

Ndaj lexohet kjo sure tek personi që po jep shpirt nëse hadithi është i saktë, kurse leximi i kësaj sureje tek varri nuk ka asnjë lloj origjine.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetava” 17/72, 74

Përktheu: Ylli Rama