Pyetja:

A është hadith ky tekst: “Nuk do të vdesë një musliman pa u poshtëruar rreth një problemi/çështjeje nëse ai ka poshtëruar një musliman tjetër po rreth asaj çështjeje.”

Diku kam lexuar se kjo është fjalë e brezave të parë dhe përmendet në librin “Zuhd” të Ahmedit. Mirëpo në shumë vende e kam parë se konsiderohet si hadith.

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Këtë hadith e transmeton imam Tirmidhiu. Në enciklopedinë e tij Ibn Haxheri ka thënë se është hadith me sened të shkëputur (daif – i dobët), ndërsa të tjerë kanë gjykuar për të si i trilluar (meudu), si shejh Albani rahimehullah.

Po kjo është transmetuar nga fjalët e të parëve e nga imam Ahmedi është thënë gjithashtu po për mëkatet që njeriu është penduar prej tyre sepse besimtarët janë mes vete këshillues, ndërsa munafikët, hipokritët janë mashtrues.

Imam Dr. Ahmed Kalaja