Pyetja:

Desha ta bëj një pyetje për një dukuri që po ndodh shumë shpesh dhe që është bërë
normale. Çka mendoni ju për një çift apo dy dashnorë të cilët nuk fejohen e as nuk
martohen por kalojnë familjarisht dhe a është e lejueshme kjo tek Allahu?

***

Përgjigjja:

Fillimisht e lus Allahun Fuqiplotë të na mbrojë të gjithë neve nga ndonjë katastrofë e mundshme, pasi që janë përhapur shumë dukuri negative në shoqërinë tonë, e që nuk ishin traditë e as zakon i të parëve tanë.

Ajo që na bën të frikësohemi nga ajo kataklizëm është fjala e Allahut Fuqiplotë:
“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë” (Enfal: 25)

Pra kur të zbret dënimi i Allahut nuk zgjedh të mirët nga të këqijtë edhe pse ky dënim për të mirët është në këtë botë dhe assesi në botën tjetër.

Ajo që po ndodh kohëve të fundit në vendet tona nuk është tjetër përpos një “sukses” që kanë arritur mosbesimtarët të korrin në vendin tonë që posa ka dalë nga lufta, me një stres dhe një injorancë tolatene lidhur me identitetin e tyre shekullor (fetar).

Islami nuk ndalon apo privon njeriun nga kënaqësitë e kësaj bote por ai (Islami) ka vendosur rregulla dhe ligje në mënyrë që të mos bëhen këto kënaqësi apo mjete qëllim dhe synim i njerëzimit, dhe të ndodh ajo që ndodh mjerisht sot në botën e modernizuar.

Në lidhje me pyetjen e parashtruar nuk ka diskutim që rregullat islame e ndalojnë një vepër të tillë, pra e ndalojnë një çift të dashurohen apo të vetmohen me pretendim dashurie, pa qenë të kurorëzuar, edhe nëse për një gjë të tillë janë dakord familjarët e të dyja palëve.

I gjithë ai kontakt apo ajo dashuri është mëkat dhe kërkohet nga ai apo ajo që të pendohet tek Allahu dhe ta kërkojë nga familja e vajzës atë vajzë sipas rregullave sheriatike.

Pra, duhet të kërkojë nga përgjegjësi i vajzës ta fejojë atë me vajzën e tij dhe menjëherë pas aktit të martesës atij i lejohet të dalë dhe ta dashurojë atë vajzë, për arsye se me aktin martesor ajo automatikisht bëhet bashkëshortja e tij.

Fatmir Raçi