Pyetja:

A i lejohet gruas që ta lajë burrin e saj pas vdekjes së tij? Gjithashtu, a lejohet për burrin që ta lajë gruan e tij pas vdekjes së saj?

***

Përgjigjja:

Argumentet e sheriatit tregojnë se në një veprim i tillë s’ka problem; që gruaja ta lajë burrin e saj dhe të shikojë tek ai. Gjithashtu, s’ka problem që burri ta lajë atë (gruan e tij) dhe ta shikojë atë. (Transmetohet) Se Esma bintu Umejs (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e ka larë burrin e saj, Eba Bekër es Sedikun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Po ashtu Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka porositur që atë (kur të vdesë) ta lajë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneueat”, vëll. XIII

Përktheu: Ebu Ejub