Pyetja:

A është e lejuar që gruaja të puthë apo ledhatojë organin gjenital të burrit dhe burri të gruas?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij, Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Para se t`i përgjigjem pyetjes, është e domosdoshme të shtjelloj disa çështje që janë të rëndësishme dhe që janë të lidhura me pyetjen e parashtruar.

Edhe burrit edhe gruas i lejohet të kënaqen me njëri-tjetrin me çdo pjesë të trupit të partnerit të tij, Allahu i Lartësuar thotë: “Ato (gratë) janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. (Bekare, 187) Gjithashtu, Ai thotë: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kinie frikë Allahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde” (Bekare, ajeti 223).

Mirëpo, në këtë duhet të kemi parasysh dy çështje:

Çështja e parë: T`i largohemi gjatë marrëdhënieve seksuale atyre gjërave që janë të ndaluara me citime kuranore apo nga hadithet; ato janë:

  1. Kryerja e mardhënies në zgavrën anale (anus) të gruas. Për ndalimin e kësaj ka argumente të shumta dhe konsiderohet një nga mëkatet e mëdha. Argument për këtë nga Kurani është ajeti i sipërpërmendur, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.” (Bekare, 223) Pra, “vendmbjellje” konsiderohet vendi ku mund të mbillet diçka, ndërsa këtu fjala vendmbjellje ka për qëllim vaginën, sepse aty gjindet vrima për në mitër.

Kurse nga hadithet zgjedhim atë që e Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, ibën Maxhe nga Ebu Hurejre se Profeti ka thënë: “Allahu në ditën e gjykimit nuk do t`i shikoj ata të cilët kanë bërë marrëdhënie intime me gruan e tij në zgavrën anale-anus”, ndërsa transmetimi tjetër thotë: “Është i mallkuar ai i cili bën marrëdhënie intime në zgavren anale”.

2.Ndalesa e dytë është kryerja e mardhënive intime me gruan në vaginë, por në kohën e menstruacioneve. Edhe kjo është e ndaluar me Kuran dhe Hadith. Allahu i Lartësuar thotë: “Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç ju ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (Bekare, ajeti 222) Qëllimi me largim këtu është marrëdhënia seksuale me gruan që është në kohën e mestruacioneve. Gjithashtu e njëjta (ndalesa) vlen edhe për kohën e lehonisë.

Çështja e dytë: Të kemi parasysh se kryerja e mardhënive duhet të bëhet duke iu përmbajtur normave dhe rregullave moralo-etike islame. Atë që e përmend pyetësi, puthja apo ledhatimi i organit të burrit nga gruaja apo anasjelltas nuk ka ndonjë citat që e  kundërshton këtë, mirëpo është në kundërshtim me moralin e pastër dhe etikën e lartë, gjithashtu është në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut, i cili është larg nga rrethet e shoqëritë që kanë humbur vlerat e denja të jetës. Prandaj, më mirë është të largohemi nga kjo. Kësaj mund t`ia shtojmë edhe atë se me aplikimin këtyre formave ndeshemi nga ndytësirat të cilat rrjedhin nga këto vende; ndodh që këto të përbihen, të gjitha këto janë kundër natyrshmërisë së pastër të njeriut, edhe pse ndoshta ata të cilët kanë humbur esencen e çdo vlere u duket kjo shumë normale e tërheqëse.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme” (Bekare, 222). Pra ata që ruhen nga ndytësirat, kjo është edhe shkaku pse është ndaluar marrëdhënia me gruan në kohën e menstruacioneve. Prandaj neve nuk mundemi të japim dispozitë të prerë rreth pyetjes se a lejohet burri të puthë apo të ledhatoj me gjuhë organin gjenital të gruas dhe gruaja organin e burrit, posaçërisht nëse nuk përzihet me të ndonjë ndytësirë, mirpo një gjuhë që përmend Allahun e Lartësuar (bënë dhikër), nuk i ka hije të bëjë një gjë të tillë, derisa Allahu na ka krijuar forma të shumta të kënaqësive gjatë marrdhënive intime. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi