Pyetja:

Harresa mos është lehtësim për njeriun që t’i falen mëkatet; me fjalë tjera a hiqet obligimi i njeriut në ato momente dhe a pranohet arsyetimi se ai ka harruar?

***

Përgjigjja:

Kur Allahu e ka ligjësuar pendimin dhe e ka hapur derën e pranim pendimit, ka dëshiruar që njeriut t’i japë rast për arsyetim të gabimit për shkak të harresës. Arsyetimi i njeriut se ka gabuar, është arsyetimi i njeriut se ka bërë mëkat, por kjo nuk do te thotë se ai duhet të bëjë mëkat, e për këtë arsye është ligjësuar pendimi. E ka sqaruar se ai gëzohet më shumë sesa që gëzohet njeriu, i cili e ka pasur devenë e ngarkuar me te gjitha të mirat që e ka humbur, pastaj e ka humbur shpresën se mund t’i gjejë, ndërsa atij njeriu befasisht i vjen deveja dhe ai gëzohet. Sa i përket Allahut ai është shëmbëlltyra më e lartë, kështu ai gëzohet kur robi i tij kthehet, e pranon gabimin dhe pendohet. Kjo është për t’u siguruar paqja në jetë.

Sa i përket fjalës “harresë”, ka qenë dashur që Ademi të mos dënohej, sepse Allahu urdhëron vetëm për çështje në të cilat ka dobi dhe ka qenë e ndaluar vetëm një gjë nga të cilat ka dobi, e ajo ka qenë pema e ndaluar. Pra, ka qenë në mesin e shumë ndalesave, por e ka harruar.

Puna është se, pasi që e ka harruar një çështje, ai e ka harruar tërë obligimin, ka qenë dashur që Ademi të mos e harronte atë urdhër që e ka përbërë tërë obligueshmërinë.

Ka të atillë që thonë se Ademi ka qenë pejgamber, ndërsa pejgamberët janë të mbrojtur. Megjithëse ai ka gabuar, pse është dënuar për atë gabim me zbritjen prej xhenetit në tokë.

Ne themi se Ademi është baba i njerëzimit, kurse njerëzit janë dy llojesh: pejgamberë, të cilët e përcjellin shpalljen e Zotit; dhe njerëz, të cilët e dëgjojnë dhe e pranojnë shpalljen e Zotit. Pejgamberët duhet të jenë të mbrojtur, sepse ata janë shëmbëlltyrë, kurse shëmbëlltyra e tyre nuk bën të jetë e keqe, por te lloji i dytë janë të tjerët, kurse ndër ta ka të shkëlqyeshëm, por ka edhe të padëgjueshëm. Ademi është baba i të dyja llojeve, pra duhet të jetë i sprovuar për t’i përfaqësuar të dyja llojet. Llojin e të mbrojturve, siç janë pejgamberët; dhe llojin e gabimtarëve, siç janë njerëzit e rëndomtë.

Kur Ademi e kishte ngrënë pemën, a kishte harruar?

Iblisi, kur e kishte mashtruar, i kishte thënë: Allahu ta ka ndaluar të hash prej kësaj peme që të mos bëhesh prej të përjetshmëve, sepse nëse e ha atë pemë do të bëhesh i përjetshëm dhe nuk do të vdesësh.

Sikurse ai është që dëshiron t’i tregojë se Allahu është duke e tradhtuar: “Nuk ju ka ndaluar nga kjo pemë, vetëm e vetëm që të mos bëheni melekë dhe që të mos bëheni të përjetshëm”.

Pra, ngase nga ajo pemë do të bëheni të përjetshëm dhe do të bëheni melekë.

Muhamed Muteveli Sharavi, “Fetvat e Sharavit”