Pyetja:

A ka namazi i ikindisë sunete para farzit?

***

Përgjigjja:

Profeti ﷺ nuk ka qenë që falte para ikindisë ndonjë gjë (sunete), porse ai ﷺ falte para drekës dy rekate ose katër regate, e po ashtu edhe pas saj (namazit të drekës). Gjithashtu ishte që falte mbas akshamit dy rekate, mbas jacisë dy rekate si dhe para sabahut dy rekate. Ndërsa për sa i përket faljes para ikindisë, para akshamit dhe para jacisë, ai ﷺ nuk u falte, porse transmetohet nga ai ﷺ në “Sahih” se ai ﷺ ka thënë: “Ndërmjet çdo dy ezaneve ka namaz.”
Pastaj në herën e tretë tha: “Për atë që dëshiron.”

Ajo që transmetohet në “Sahih” nga Profeti ﷺ është se ai ﷺ falte bashkë me farzet dhjetë (10) rekate ose dymbëdhjetë (12) rekate (sunete): dy rekate para namazit të drekës ose katër rekate si dhe dy rekate mbas tij, mbas akshamit dy rekate, mbas jacisë dy rekate dhe para namazit të sabahut dy rekate, duke urryer që njerëzit ta merrnin këtë si sunet. Kush dëshiron të falet vullnetarisht para ikindisë, kjo është një gjë shumë e mirë, porse jo që ta marrë këtë veprim si sunet. Allahu e di më së miri!

Po ashtu transmetohet në “Sahih” se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush fal ditën dhe natën dymbëdhjetë (12) rekate vullnetarisht, përveç farzeve, Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhenet.”

Shejhul-islam, Ibn Tejmije “Mexhmuatul fetaua” vëll. 12

Përktheu: Xhabir Sheme

———————————–

[1] Duke e përsëritur dy herë.

[2] Buhariu në “El Edhan” (627) dhe Muslimi në “Salatul Musafirin” (838/304).

[3] Kjo transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) te Buhariu 1172, Muslimi në “Salatul musafirin” ( 729/104) dhe Ahmedi (2/17) dhe këtë zinxhir (isnad) e ka saktësuar shejh Ahmed Shakir (4660).

[4] Muslimi në “Salatul Musafirin ue Kasruha” (728/101) nga Ummu Habibe që u falte para ikindisë vetëm se në këtë (thënie) ka dobësi, dhe ajo, mbi të gjitha, është gabim, si p.sh. hadithi që transmetohet nga Aliu se ai ishte që falte gjashtëmbëdhjetë (16) rekate prej tyre edhe para ikindisë… Kjo gjë qartëson se namazi para ikindisë, para akshamit dhe para jacisë është diçka e mirë, porse nuk është sunet…