Pyetja:

Selam alejkum, vetëm desha t’ju pyes nëse përpos tespidovës, a ka ndonjë dua tjetër për ta thënë, që të më ndihmojë Allahu në provim? Kam dëgjuar që është një dua vetëm për provim e desha ta di nëse keni mundësi të ma dërgoni.
Allahu jua shpërbleftë!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ekziston një dua (lutje) e tillë, prandaj ju këshillojmë që së pari t`i bëni shkaqet të cilat do të realizojnë sukses në provim dhe pastaj t’i mbështeteni Allahut dhe të bëni lutje. Ndërsa lutja ndaj Allahut vetëm me gojë, duke mos kryer sebepet, nuk ka ndonjë vlerë.

Gjithashtu ju informojmë se në librin “Mburoja e muslimanit” mund të gjeni lutjet të cilat i Dërguari Muhamed, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, i thoshte në situata të ndryshme.

Alaudin Abazi