Pyetja:

Sa ka rëndësi ka fjala Allahu të shpërbleftë nga nëna kur ta thotë?

***

Përgjigjja:

Fjala Allahu të shpërbleftë kohëve të fundit ka një përdorim të konsiderueshëm dhe është një shprehje me vlerë. Është përdorur edhe në fjalorin e të Dërguarit të Allahut, ﷺ, e shumë më tepër në fjalët e sahabëve.

I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë në hadithin e vërtetë: “Kujt i është bërë mirë dhe ai i thotë vepërmirit: “Allahu të shpërbleftë me të mirë”, ia ka kthyer të mirën me më shumë lavdërim”

Ia ka kthyer më shumë, sepse shpërblimin e ka lidhur që t’ia bëj Allahu. E kë e shpërblen Allahu ka fituar më shumë se ta shpërblente njeriu më i pasur në botë.Por në bazë të asaj që më shumë e dëgjojmë, gjatë shprehjes së kësaj lutjeje bëhet një gabim shumë i rëndësishëm por i pahetueshëm lehtë. Shpërblimi edhe pse në shumicën e rasteve përdoret për punë të mira, ai mund të jetë edhe si kundërvlerë e të keqes. Andaj Allahu do t’i shpërblen të gjithë njerëzit pavarësisht besimeve dhe veprave të tyre, por i shpërblen muslimanët vepërmirë me të mirat e Tij, kurse mosbesimtarët dhe vepërkëqinjtë me dënimet e Tij. Kështu pra me fjalinë “Allahu të shpërbleftë”, patjetër duhet thënë edhe pjesën “me të mira”. Bile kështu është përmendur edhe në origjinal (xhezakall-llahu hajren – جزاك الله خيرا ), në të kundërtën edhe atij që të bë keq mund t’i thuash “Allahu të shpërbleftë”, që në atë rast nënkupton të dënoftë.
Në këtë fjali përfshihen të gjithë njerëzit dhe mund ta përdor edhe personi më i lartë për atë që është më i ultë se ai siç është në pyetjen tuaj, edhe pse këta nuk e kanë obligim. Pra nuk ka obligim punëdhënësi t’i thotë punëtorit “Allahu të shpërbleftë me të mirë!” për punën që ai duhet ta kryen në kuadër të detyrës së tij.

Muhamed Dërmaku