Pyetja:

A lejohet mbyllja e syve gjatë namazit?

***

Përgjigja:

I Dërguari i Allahut [ﷺ] gjatë namazit i mbante sytë hapur dhe shihte te vendi i sexhdes siç ka ardhur në disa hadithe:

I Dërguari i Allahut [ﷺ] kur falej e ngrente shikimin nga qielli dhe i zbriti fjala e Allahut: “Kanë shpëtuar besimtarët* Ata të cilët në namazin e tyre janë të përulur.
El-Muminun: 1-2 atëherë ai e uli poshtë kokën.”
“I Dërguari i Allahut [ﷺ] kur ka hyrë në Qabe shikimi i tij nuk e ka kaluar vendin e sexhdes derisa sa ka dalë prej saj.” [1]

Faktin që i Dërguari i Allahut [ﷺ]- nuk i ka pas mbyllur sytë e tregon edhe hadithi i Aishes -(Allahu qoftë i kënaqur me të!)- se: “I Dërguari i Allahut [ﷺ]- është falur në një në një rrobe me ngjyra dhe kur mbaroi namazin tha: “çojani këtë rrobe Ebu Xhehmit dhe më sillni rrobën e tij pa ngjyra sepse ajo më ka larguar përqendrimin në namaz.” [2]
Pra, fakti se ngjyrat e rrobës e kanë shpërqendruar profetin -alejhi selam- në namaz do të thotë se ai nuk i mbyllte sytë.

Disa dijetarë e kanë lejuar mbylljen e syve në rast se është më e mirë për të falur namaz me përkushtim sepse përkushtimi është i kërkuar në namaz, mirëpo njeriu duhet ta mësojë vetën të bëjë ashtu siç ka bërë i Dërguari i Allahut [ﷺ].

Dr. Abdullah Nabolli

—————————

[1] E transmeton Hakimi dhe e saktëson shejh Albani
[2] Buhariu dhe Muslimi