Pyetja:

A lejohet pastrimi me ujërat e zeza, ujë i i cili është pastruar dhe klorizuar para përdorimit nga Ujësjellësi?

***

Përgjigjja:

Lavdërimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë Pejgamberit ﷺ.

Pas konsultimit me ekspertë të drejtë dhe të besueshëm të kimisë – të cilët kanë fiksuar se largimi i papastërtisë nga ujërat e zeza bëhet në katër faza: fundërrimi, ajrimi, mbytja e baktereve dhe së fundi sterilizimi me klor në mënyrë që, pas kësaj, nuk mbetet gjurmë e papastërtisë në shijen, ngjyrën apo erën e tij, këshilli mori vendim si vijon: Nëse ujërat e zeza pastrohen në mënyrën e përshkruar dhe nuk mbetet gjurmë e ndyrësirës në shijen, në ngjyrën dhe në erën të tij, atëherë ato bëhen të pastra dhe lejohet që me to të merret gusël dhe abdes e, po ashtu, lejohet pastrimi nga ndyrësirat, duke u bazuar në rregullin e fikhut, i cili thotë: Nëse në një sasi të madhe uji bie ndyrësira, atëherë ai pastrohet duke larguar ndyrësirën, nëse nuk mbetet gjurmë e saj (ndyrësirës). Allahu e di më së miri.

Këshilli i Akademisë Islamike të Fikhut, Meke, 19/02 deri 26/02/1989

Përktheu: Jeton Bozhlani