Pyetja:

Nëse nuk je e pastër (për shkak të ciklit mujor), a lejohet të biesh në sexhde për të bërë lutje, dua. Si shpjegohet kjo ndjesi, ku herë pas here më vjen të bëj sexhde edhe në vende të tjera, ndoshta jo të lejuara për lutje (banjë p.sh.)

***

Pergjigjja:

Bërja e sexhdes për të bërë lutje gjatë kohës së ciklit mujor, pa hyrë thellë në detaje, themi se nuk është e qëlluar kjo, posaçërisht nëpër vende të cilat përmendni. Mjafton të bëni lutje duke ngritur duart dhe duke thënë lutjet profetike. Allahu e di më së miri!