Pyetja:

A lejohet t’i bëhet rukje jomuslimanit, si dhe a bie kjo në kundërshtim me fjalën e Allahut:
“Dhe kemi zbritur prej Kuranit çfarë është shërim dhe mëshirë për besimtarët.”?!

***

Përgjigjja:

Po lejohet, t’i bëhet rukje jobesimtarit nga ana e besimtarit, nuk ka asnjë ndalesë për këtë veprim. Ajo që është edhe më e hajrit, është se nëse pabesimtari shërohet, atëherë ai ka mundësi përmes kësaj të pranojë islamin.

Ndërsa sa i përket ajetit, ai argumenton se Kurani i bën dobi (qetëson zemrat, ndërmjetson tek Allahu, llogaritet ibadet etj) vetëm besimtarëve dhe jo të tjerve.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani