Pyetja:

Gruaja që me arsye nuk i bindet bashkëshortit për marrëdhënie intime, a llogaritet në këtë rast gjynahqare?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Nuk është e lejueshme që dikush t’i bëjë dëm vetes apo të tjerëve”.

Gruaja e ka për obligim që t`ia plotësojë dëshirën e burrit të saj për kryerjen e marrëdhënieve intime,- dmth., kur ai kërkon prej saj që të kryejnë intimitet.

Porse, nëse ajo me të vërtetë nuk ndihet mirë, qoftë nga ana shpirtërore apo fizike, në këtë rast edhe burri i saj nuk duhet ti kërkojë gruas një gjë të tillë, sepse mund të jetë e dëmshme për gruan e tij.

Duke u nisur nga kjo, themi se burri duhet të mos e kërkojë prej të shoqes kryerjen e marrëdhënieve seksuale ose të kënaqet në atë mënyrë që nuk e dëmton gruan e tij (puthjet, ledhatimet etj).

Shejh Ibn Uthejmin