Pyetja:

Tash e një kohë e njoh një besimtar. Ai e ka marrë email adresën time edhe pse unë nuk i kam folur asnjëherë deri më tani. Tani fillova t’i flasë me qëllim që t’i them të mos më pengojë. Problemi është se ai dëshiron të flasë me prindërit e mi por më thotë se frikësohem nga fakti se nuk të pëlqej ty. A më lejohet mua t’i tregoj atij se edhe mua më pëlqen në mënyrë që ai të vijë menjëherë te familja ime?

***

Përgjigjja:

Duhet të ruheni prej sherrit të mundshëm të internetit duke rënë në kontakt me njerëz që nuk ju lejohet të bisedoni. Siç keni potencuar në pyetje, keni tentuar t’i thoni diç tjetër e biseda ka marrë kah tjetër. Dhe, kështu gjithçka fillon në këto lloj temash, shikim, buzëqeshje, takim, bisedë, etj. Le të flasë ai me prindërit e tu dhe le të kërkon dorën tuaj. Kjo nuk ka kurrfarë pengese. Dhe ju mund t’i sugjeroni prindërve për atë djalë. Djali nuk ka nevojë që paraprakisht të marrë fjalë prej teje, pasi për ju vendos prindi në marrëveshje me ju. Andaj, ka gjasë që ju t’i thoni një “po” dhe më pas mund të mos përfundon kjo iniciativë me sukses, ose prindi nuk pajtohet të të martojë me atë djalë, ose ai djali nuk vjen fare për të të kërkuar. Ku do të mbeteni ju në jetën e mëtutjeshme?! Do të ketë pasoja në jetën tuaj, kur martoheni me tjetërkënd, fjala “po” që i thatë këtij të parit.

Në anën tjetër, një gjë duhet ta kenë parasysh të gjithë myslimanët se iniciativa për martesë, mund të jetë edhe prej vajzës dhe kjo nuk ka kurrfarë kundërshtimi me mësimet e Sheriatit Islam. Pra, me pajtimin e juaj dhe të prindit tuaj, mund të kërkoni martesën me atë djalë, nëse i plotëson kushtet e tjera sipas Sheriatit.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku