Pyetja:

A lejohet lutja e hatmes së Kuranit?

***

Përgjigjja:

Po, është saktësuar në shumë ethere (fjalë/gjurmë të selefit) se duaja pas hatmes (leximit të plotë) së Kuranit, është e pranuar. Ndërsa Enes ibn Malik, siç përcillet në “Musnedin” e Seid bin Mensurit, sa herë që i bënte hatme Kuranit mblidhte familjen e tij dhe lutej bashkë me ta. Gruaja dhe familjarët e tij i bënin amin lutjeve që bënte dhe për këtë nuk ka problem.

Por lutjet e gjata që praktikohen në namaze nuk kanë ndonjë bazë në traditën Profetike e as në udhëzimin e selefeve. Me këtë rast po e përmendim se libri “Duaja e hatmes së Kuranit” që i atribohet ibn Tejmijes, është diçka e shpikur ndaj tij. Gjithashtu nuk është e nevojshme të kalohen caqet gjatë duasë duke përdredhur zërin, por bën dua siç e bën zakonisht.

Allahu e di më mirë.

Mesh’hur bin Hasen al Selman

Përktheu: Fatjon Isufi