Pyetja:

Asgjë s’më shkon për së mbari. Sa filloj një punë më ndërprehet pa asnjë arsye. Tash kam filluar të bëhem nervoz, nuk di çfarë të bëj, as mësimet nuk më shkojnë mirë!

***

Përgjigjja:

Kthehuni te Allahu me pendim dhe kërkim të shpeshtë të faljes së Allahut, pra me përmendje të pandashme të istigfarit. Faleni namazin dhe kryeni të gjitha obligimet që ua ka bërë Allahu. Përkujtojeni Atë shpesh dhe dijeni bindshëm se çelësat e suksesit janë vetëm tek Ai. Andaj, vetëm kah Ai drejtohuni me pendim, lutje dhe shpresë. Nëse vëreni shenja të sihrit, mund të shkoni te ndonjë hoxhë që bën leximin e Kuranit gjatë kurimit të të sëmurëve.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku