Përgjigje: Ai që i ka dhënë borxh dikujt nuk e ka detyrim të japi zeqat për atë pasuri përderisa nuk i kthehet, sepse atë pasuri nuk e ka në duart e veta.
Nëse i ka dhënë borxh ndonjë të pasuri (prej të cilit shpreson kthimin e borxhit), atëherë duhet të japi zeqat për atë pasuri çdo vit.
Nëse e jep zeqatin së bashku me pasurinë që ka, e ka kryer detyrimin.
E nëse nuk e jep me pasurinë që ka, atëherë e ka detyrim që kur t’ia kthejë të hollat ai i pasuri të japi zeqatin për atë pasuri për të gjitha vitet e kaluara.
Kjo, për shkak se të pasurit mundet t’ia kërkosh borxhin kur të duash, e moskërkimi në këtë rast ka ndodhur me pëlqimin e borxhdhënësit.
Ndërsa nëse borxhmarrësi është i varfër, apo është i pasur, mirëpo nuk mundet që t’i kthejë, atëherë nuk e ka detyrim që të japi zeqat për atë pasuri çdo vit, ngase atë pasuri nuk mund ta zotërosh, All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim”. (el-Bekare 280).
Pasi nuk mund ta marri këtë pasuri dhe të përfitojë me të, atëherë nuk duhet të japi zeqat.
Kur t’ia kthejnë borxhin, atëherë:
Disa dijetarë thonë: Duhet të pret plotësimin e një viti e pastaj të japi zeqat.
E disa tjerë thonë: Jep zeqat për një vit, e kur të kalojë edhe një vit jep sërish e kështu me radhë. Kjo është më e sigurtë, uAllahu A’lem.
Burimi: albislam.com / MUHAMED IBN SALIH UTHEJMIN