Pyetja: A është i saktë parimi "Sido që ta imagjinosh Allahun, Ai është ndryshe nga të imagjinuarit"? *** Përgjigjja: Kuptimi i kësaj është i saktë. Allahu është gjithmonë ndryshe nga ajo që ti mendon dhe që mund ta imagjinosh. Ai është më i Madh se çdo gjë tjetër. Askush nuk mund ta imagjinojë...
Pyetja: Si e bënte dhikrin i dërguari i Allahut ﷺ? *** Përgjigjja: Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “Pashë Pejgamberin ﷺ të numëronte dhikrin me dorën e djathtë.” Ebu Davudi dhe Tirmidhiu (Sahih Xhami)
Pyetja: A konsiderohet betim të betohesh në emra të tjerë pos Allahut? *** Përgjigja: Betimi në diçka tjetër pos Allahut është i ndaluar, ngase nëpërmjet aktit të betimit ne shfaqim madhërimin e atij për të cilin betohemi, kurse madhërimi është adhurim, prandaj adhurimi nuk i bëhet askujt tjetër pos Allahut xh.sh.. Pejgamberi ﷺ...
Pyetja: Allahu Madhëruar thotë: “Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës…” (Nur: 35) Por, a është “En-Nur” prej emrave të bukur të Allahut të Madhëruar? *** Përgjigjja: Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Mendimi i parë: “En-Nur” është prej emrave të bukur të Allahut të Madhëruar. Bazuar në fjalën e...
Pyetja: Fjalët e Ibn Xheuzit, në kapitullin e parë të librit: “Gjuetia e mendimeve”, nuk më duken të rregullta, ju lutemi na sqaroni? *** Përgjigjja: Ibn Xheuzi –Zoti e mëshiroftë dhe e faltë- është imam në këshillim, komentim Kurani dhe histori. Në të njëjtën kohë është një nga autorët e librave të...
Pyetja: Përse nuk ka pasur profet femër? *** Përgjigjja: Së pari të themi se kjo çështje i takon Allahut, sepse Ai thotë në Kuran: "Zoti yt krijon ç’të dojë dhe përzgjedh.." (Kasas, 68). Dhe thotë: "Allahu përzgjedh prej mealikeve dhe njerëzve të dërguar.." (Haxh, 75). Dhe thotë: "O Muhamed, përpara teje nuk kemi dërguar vetëm...
Pyetja: Kësmetin a e bën njeriu apo është i caktuar nga Zoti? *** Përgjigjja: Duhet ta dini se besimi ynë mbështetet në gjashtë baza kryesore. E gjashta prej tyre është të besohet në Caktimin e Allahut, se gjithçka që ndodh në këtë gjithësi, ndodh me dijen dhe caktimin paraprak të Allahut. Mos e lodhni...
Pyetja: Si të bëjmë përshtatjen e kuptimeve në mes hadithit ʺme të majtën e Tijʺ, të transmetuar në hadithin e Ibn Umerit, në Sahihun e Muslimit, dhe në mes fjalës së tij, ﷺ: ʺDhe që të dyja Duart e Tija janë të djathta?ʺ *** Përgjigjja: Nuk ka kundërshtim në mes dy haditheve siç...
Pyetja: Kur Pejgamberi ﷺ ka thënë: ʺAllahu e ka krijuar Ademin sipas imazhit të Tijʺ, kujt i është referuar pjesa ʺimazhit të tijʺ dhe si duhet ta kuptojmë këtë? *** Përgjigjja: Imam Ibn Tejmije ka thënë: "Fjala sureh/imazh në këtë hadith është sikurse të gjithë emrat dhe cilësitë e tjera të transmetuara...
Pyetja: Disa thonë: "Kemi m'u djeg një herë në xhehenem pastaj kemi për të kaluar në xhenet" *** Për ta dëgjuar përgjigjen klikoni më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=duLIA8AyUN0

TRENDI I PYETJEVE