Pyetja: Kur bëjmë shpagimin për thyerjen e betimit, a është patjetër që 10 personat e varfër apo miskin që i ushqejmë të jenë musliman apo këtu përfshihen edhe jomuslimanët? *** Përgjigjja: Po, ata patjetër duhet të jenë musliman. Shejh Asim El Hakim
Pyetja: Kur jemi duke u falur vetëm, nëse kemi harruar të bëjmë nijet apo nuk jemi të sigurt se e kemi bërë apo jo, a duhet ta lëmë namazin dhe ta fillojmë përsëri? *** Përgjigjja: Jo, nuk ka nevojë të prishni namazin dhe të filloni përsëri. Shprehja e nijetit me gojë siç e...
Pyetja: Dëshiroj të më sqaroni se çfarë ka nënkuptuar Ibn Kajimi me fjalën idhull në rreshtin e dytë të poezisë: “Pasha Allahun, ata nuk zemërohen kur kufijtë e shenjtë të caktuar nga Allahu janë shkelur, fshehurazi ose haptazi, por kur thuhet diçka për idhullin të cilin ata e thërrasin, duke...
Pyetja: A përmendet në Kuran fjala e Teuhidit “La ilahe il-Allah Muhamed Resulullah”? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Së pari: Çelësi i Islamit është deklarata binjake e besimit (esh-shehadatejn); askush nuk mund të hyjë në fenë e Allahut përveçse nëpërmjet këtyre fjalëve. Ajo që kërkohet prej tij është t'i shqiptojë ato, përveç nëse...
Pyetja: Jam duke mësuar leximin e Kuranit te një grua pakistaneze, e ndonjëherë më shpjegon për çështjet e fesë. Një ditë më tha se nuk duhet të themi Zot (në anglisht God), por duhet të themi vetëm Allah. Sa qëndron kjo? *** Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet, lëvdatat të Dërguarit...
Pyetja: A është risi në fe djegia e specave të kuq të djegëst për ta larguar syrin e keq? *** Përgjigjja: Kjo jo vetëm që është nga risitë në fe (bidat), por mund të jetë edhe prej shirkut. Shejh Asim El Hakim
Pyetja: A është bidat të ulesh në xhami dhe të dëgjosh shpjegim të haditheve pas namazit? *** Përgjigjja: Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ. Jo, nuk është bidat të ulesh në xhami dhe të dëgjosh shpjegim të haditheve pas namazit. Nëse kështu e...
Pyetja: A është e mundur të na marrin mësysh edhe pasi të themi gjithë dhikrin dhe lutjet para se të dalim jashtë? *** Përgjigjja: Po, është e mundur nëse dëshiron Allahu, gjithçka është në Dorën e Tij. Mirëpo duhet të kemi mendimin dhe shpresën e mirë për Allahun, ngase Allahu është ashtu siç...
Pyetja: Cilës duhet dhënë përparësi: kryerjes së umres apo shpagimit për thyerjen e betimit? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Së pari: Nëse dikush betohet se nuk do të kthehet në një mëkat të caktuar, atëherë ai i kthehet atij, pastaj betohet për të njëjtin mëkat në mënyrë të përsëritur para se të bëjë...
Pyetja: A lejohet të bëjmë pendim të përgjithshëm për të gjitha mëkatet? Si dhe a lejohet kur pendohesh për një vepër të përsëritësh disa herë pendimin apo mjafton vetëm njëherë të pendohemi? *** Përgjigjja: Pendimi është nga veprat më të mira që robi i bën, ngase të gjithë ne jemi mëkatar, të gjithë...

TRENDI I PYETJEVE