Pyetja:

Ç’duhet të bëjë ai person, i cili është në dyshim nëse e ka prishur abdesin apo jo?

***

Përgjigjja:

Nëse dikush është në mëdyshje, nëse e ka prishur abdesin apo jo, atëherë abdesi i tij konsiderohet i saktë, sepse njeriu, në esencë, është i pastër, ndaj dhe dyshimi nuk mund të bëhet shkak për prishjen e abdesit. Pra, e mban mend që ka marr abdes para namazit (të caktuar) dhe nuk e mban mend që e ka prishur më, por ka mëdyshje, atëherë ai ka abdes. Pejgamberi ﷺ kur u pyet për dyshimin e prishjes së abdesit gjatë faljes, tha: “Mos u largo nga namazi, derisa të dëgjosh zhurmën apo të ndiesh erën.” Ndaj abdesi i tij është i saktë dhe ai mund të falet, të bëjë tavaf rreth Qabes, të lexojë në Kuran etj.

Shejh Ibn Bazi, “Pyetje dhe Përgjigje”