Pyetja:

Cila vepër vullnetare është më e vlefshme tek Allahu: leximi i Kuranit, duaja apo falja e namazit nafile?

***

Përgjigjja:

Padyshim, leximi i Kuranit është vepër shumë e vlefshme, gjithashtu falja e namazeve nafile është vepër shumë e vlefshme. Edhe duaja është shumë e vlefshme, madje është thelbi i adhurimit. Por përparësia dhe vlera sipërore e një vepre ndryshon në varësi të gjendjeve, kohës, shkaqeve dhe motiveve. Të këshillojmë që të shtosh leximin e Kuranit, faljen e namazeve nafile, dhe lutjet, sipas mundësisë, duke i kushtuar rëndësi sinqeritetit për Allahun dhe korrektesisë në kryerjen e veprës. Nëse vepron kështu, atëherë përgëzohu me të mira dhe shpërblim të madh.

Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike

Përktheu: Shuajb Rexha