Pyetja:

Disa njerëz, kur kanë ndonjë nevojë, shkojnë te ata që quhen “evlija”, apo “njerëz të mirë”, duke e kërkuar prej tyre plotësimin e nevojës. Cili është gjykimi i marrjes së ndërmjetësve mes Allahut dhe robërve të Tij, dhe a të nxjerr kjo nga Islami?

***

Përgjigjja:

Kush ka ndonjë nevojë le t’i drejtohet Allahut; të mos shkojë te dikush tjetër, të mos shkojë te krijesat, se ato nuk kanë mundësi t’ua plotësojnë nevojat. Le të shkojë kah Allahu me dua dhe shpeshtim të tyre. Kush shkon te të ashtuquajturit “evlijatë”, për t’i përmbushur nevojat, del nga feja, se me këtë ai bën shirk të madh: ai ka lutur dikë tjetër pos Allahut, që i bie ka adhuruar dikë tjetër pos Tij.

Kurse Allahu i Madhëruar thotë: “Adhuroni Allahun e mos adhuroni bashkë me të dikë tjetër.” (Nisa: 36)

Lute Allahun me sinqeritet, duke ia drejtuar vetëm Atij lutjen! Ai, poashtu, ka thënë: “Dhe kushdo që lut (apo adhuron) në vend të Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin s’ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Vërtet që jobesimtarët nuk do të kenë kurrë sukses.” (Mu’minun: 117)
Allahu i quajti ata mohues (të dalë nga feja).
Allahu gjithashtu thotë: “Dhe vërtet xhamitë janë për Allahun, andaj mos lutni dikë tjetër bashkë me Allahun!” (Xhin: 18)

Eshtë detyrë të jetë duaja me sinqeritet vetëm për Allahun, po kështu adhurimet e të të gjitha llojeve, si heqja dorë nga lidhja me “evlijatë”, “njerëzit e mirë”, tyrbet, apo varret.
Këto veprime janë shirk i madh.

Shejh dr. Salih el Fuezan, “Nurun ala ed-Derb”