Pyetja:

A është e lejuar mbartja e veshjes sportive, e cila ka logo që janë të veçanta për jobesimtarët, si psh fanellat sportive të Italisë, Gjermanisë apo Amerikës, apo ato të cilat kanë të shkruar emra të disa lojtarëve mosbesimtarë?

***

Përgjigjja:

Veshja e cila mbart logo të mosbesimtarëve kërkon sqarim të mëtutjeshëm:
1- Nëse këto simbole simbolizojnë fenë e mosbesimtarëve, si kryqi apo gjëra të këtilla, s’është e lejueshme të importohet kjo veshje, të blihet apo të vishet.
2- Nëse këto logo simbolizojnë admirimin e dikujt nga mosbesimtarët nëpërmjet vendosjes së imazhit të tij apo shkrimit të emrit të tij si dhe gjëra të këtij lloji, atëherë, siç parapriu, kjo po ashtu është haram.
3- Nëse këto logo nuk simbolizojnë adhurimet e tyre dhe nuk madhërojnë ndonjë person, por janë shenja dalluese të brendit të shitjes, në këtë s’ka gjë të keqe.

Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh li Buhuthil-Ilmije uel-Ifta