Pyetja:

A lejohet bashkëpunimi tregtar me bankat lokale dhe ato të huaja, biznes që është i lejuar (hallall) dhe (në të njëjtën kohë) lidhjet tregtare me bankat lokale dhe ato të huajat?

***

Përgjigjja:

I tërë lavdërimi i takon Allahut, dhe Allahu dërgoftë salat dhe paqe mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin ﷺ, dhe mbi familjen e tij, shoqëruesit e tij dhe këdo që e përkrah atë. Dhe dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet pos Allahut, i Cili nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.

Më tej: Në lidhje me të bërit biznes me atë që është e lejueshme (hallall), vërtet është
transmetuar një hadith i Rafi bin Hadixh, i cili tha, “Qe thënë, ‘O i Dërguar i Allahut! Cili është përfitimi më i mirë?’ Ai, ﷺ, u përgjigj, ‘Puna të cilën njeriu e bën me duart e veta, dhe çdo transaksion i bekuar i biznesit (d.m.th. shitblerja).” [1]

Përsa i përket bashkëpunimit (lidhjes tregtare) me bankat lokale apo të huaja, nëse ai (personi) merr kamatë, atëherë kjo konsiderohet Riba dhe Allahu i Madhërishëm thotë në Librin e tij fisnik: “Ata që marrin er-Riba (kamatë/fajde), ata nuk do të ngrihen ndryshe (në Ditën e Ringjalljes) përveç sikur ai të cilin e rrah shejtani duke e çmendur atë në këtë mënyrë.” (Bekare: 275)

Dhe në hadithin e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të) ku ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar atë i cili e përdor kamatën, personin i cili ua jep atë të tjerëve, personin i cili e shkruan atë (kontratën e saj) dhe ata të cilët e dëshmojnë atë (kontratën).” [2]

Prandaj, lidhjet tregtare me kamatë dhe marrja e shtesës konsiderohet e ndaluar; edhe në qoftë se personi nuk merr ndonjë shtesë (kamatë), ai akoma i ndihmon ata duke ua lënë në shfrytëzim paratë e tija dhe duke përfituar (ata) prej tij. Dhe Allahu i Madhërishëm thotë: “Bashkëpunoni mes vete në punë të mbara dhe devotshmëri, e mosni në mëkat dhe mosbindje.” (Ma’ide: 2)

Prandaj, s’është e lejuar për të që të depozitojë pasurinë e tij në bankë përveç nëse ka frikë prej vjedhësve (d.m.th. që ndokush mund t’ia vjedhë atë), dhe kjo me kusht që ai të
mos merr ndonjë sasi të kamatës. E, nëse ai merr kamatë, atëherë, vërtet Allahu
thotë: “Allahu do ta shkatërrojë er-Riba (kamatën) dhe do ta shtojë sadakanë (lëmoshën).” (Bekare: 276)

Shejh Mukbil bin Hadi El-Uedi, “Tuhfetul-Muxhib ala Es’iletil-Hadhir uel-Garib”, Pyetja nr. 22

————————————–

[1] Ahmedi

[2] Muslimi