Pyetja:

Në qoftë se arrij në xhami me vonesë dhe imami me xhemat po fal teravitë dhe unë s’kam falur akoma namazin e jacisë, a duhet të fal teravinë, e të fal më vonë jacinë?

***

Përgjigjja:

Transmetimet e ndryshme profetike na tregojnë, se është e lejuar, që njeriu i cili fal farzin mund të lidhet pas një imami, që është duke falur nafile (namaz vullnetar). Andaj lidhesh bashkë me imamin me nijetin e jacisë dhe kur imami të japë selam çohesh për të plotësuar namazin e jacisë dhe pas përfundimit të jacisë mund të lidhesh përsëri me imamin për të falur teravitë.

Allahu e di më së miri.

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve pranë Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë