Pyetja:

A lejohet falja e namazit ndërsa ka nevojë urgjente për tualet apo faljen kur personi është i uritur. A e zhvlerësojnë namazin këto dy gjëra? Sepse Pejgamberi ﷺ tha: “Kurrfarë namazi s’mund të falet me ushqimin e ofruar (para adhuruesit) apo kur personi i reziston kryerjes së dy nevojave (urinës dhe jashtëqitjes)”.

***

Përgjigjja:

Sa i përket pyetjes suaj, përgjigja ime është e prerë. Nëse personi falet dhe ndjenja për të kryer nevojën është aq e madhe, saqë s’mund të përqendrohet në namaz, kjo e
zhvlerëson namazin. Por, nëse kjo është në shkallë më të ulët dhe ajo çfarë mendojmë me këtë është që ai të jetë në gjendje që të përqendrohet, ndonëse jo krejtësisht, në këtë rast namazi i tij apo i saj është vetëm i papëlqyer (mekru).

Shejh Mukbil ibn Hadi, Tufetul-Muxhib, fq. 108