Pyetja:

Jam një vajzë që kam dëshirë ta vë hixhabin. Jam e mbuluar por jo me hixhab se familja nuk më lejon ta vë hixhabin. Çfarë të bëj?

***

Përgjigjja:

Motër, bëj dua që Allahu ta udhëzojë familjen tënde që të lejojnë ta vësh mbulesën e nëse ata nuk të lejojnë atëherë Allahu ta lehtësoftë martesën me ndonjë musliman të ndershëm i cili ta lehtëson mbulesën. Nuk lejohet t’iu nënshtrohesh urdhërave të krijesave në mëkat ndaj  Krijuesit. Dhe, dije motër se zbulimi i kokës është prej mëkateve të mëdha e familja juaj nuk mund t’ju mbrojnë nga zjarri i Xhehenemit, por sillu mirë me ta derisa t’i bindësh se mbulesa është nder i muslimanes. Allahu i Madhëruar thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzab: 59)

Bedri Robaj