Pyetje:

A lejohet vonimi i namazit të jacisë?

***

Përgjigje:

Po.
Lejohet vonimi i namazit të jacisë si dhe është vepër e pëlqyer, mirëpo nëse bëhet shkak për humbjen e namazit me xhemat atëherë ky veprim nuk lejohet.
(Nëse të ik namazi i jacisë me xhemat atëherë, mirë është të shtyhet më vonë falja e tij në shtëpi).
Ndërsa, gratë është mirë që sa më vonë ta falin namazin e jacisë në shtëpi, mirëpo duhet të kenë kujdes mos ta vonojnë më shumë se kalimi i gjysmës së natës.

Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!.

Përktheu: Suad B. Shabani