Pyetje:

Dënimi i varrit, a është i vazhdueshëm apo i përkohshëm?

***

Përgjigje:

Sa i përket mosbesimtarit, Allahu atij nuk ka asnjë mënyrë që ti arrijë mirësia dhe mëshira e Allahut.
Dhe dënimi ndaj tij është i vazhdueshëm (deri në Ditën e Kijametit).

Kurse, për mëkatarin besimtar, dënimi i tij në varr është sipas gradës së mëkatit që ai ka vepruar.
Ndërsa, dënimi për mëkatet e tij mund të jetë më i shkurtër (i përkohshëm) se jeta e varrit, si dhe dënimet në varrë ndalen para fillimit të Ditës së Kijametit.

Allahu është më i dituri!

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Suad Shabani.