Pyetja:

A pranohet abdesi pa i dhënë mes’h kokës?

***

Përgjigjja:

Nuk pranohet namazi dhe abdesi yt (pa dhënie mes’h kokës). Patjetër, duhesh t’i japësh mes’h kokës. A nuk e ke lexuar fjalën e Allahut të madhëruar, ku thotë:
O besimtarë! Kur doni të bëni namaz lani fytyrën dhe duart tuaja deri në bërryla dhe fshini kokën me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. E, nëse jeni xhunub, pastrohuni! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’u dëmtojë uji), ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vie pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie (seksuale) me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni (bëni tejemum) dhé të pastër dhe fshini fytyrat tuaja dhe duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi juve, por dëshiron t’ju pastrojë juve dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falenderues.” (El Maide: 6)
Ndalu dhe medito fjalën e Allahut:
“…. dhe fshini kokën me dorë të lagët (jepjuni mes’h kokës).” (El Maide: 6)
Patjetër duhet t’i japësh mes’h kokës, sikur të marrësh abdes dhe mos t’i japësh kokës mes’h, abdesi yt nuk do pranohej dhe namazet e faluara me abdesin e tillë nuk pranohen (ngase llogaritesh se nuk posedon abdes).

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani