Pyetja:

Jam në kontakt me një djalë, ju lutem a mund të më tregoni çfarë të bëj?

***

Përgjigjja:

Ndonëse pyetja e juaj nuk është gjithaq e qartë në çështjen që ju intereson saktësisht, por megjithatë po përgjigjemi në mënyrën si unë e kuptoj. Kontakti i juaj me atë djalë sigurisht është jolegjitim. Pra nuk i keni respektuar procedurat a parapara me Sheriat që lidhja e juaj të jetë e ligjshme. Kjo nënkupton se ai nuk ka kërkuar dorën tuaj për martesë dhe ju së bashku me prindin tuaj të keni pranuar ofertën e tij dhe me caktimin e Mehrit (një shumë materiale, që i jepet femrës nga burri me rastin e kurorëzimit), në prani të dy dëshmitarëve ta keni përmbushur lidhjen tuaj të konsiderueshme, e cila tek atëherë do të ishte e ligjshme dhe hallall. Andaj pa marrë parasysh shkalla e lidhjeve tuaja se ku ka arritur, ju duhet të pendoheni për këtë mëkat tuajin urgjentisht. Sa më thellë të kenë arritur lidhjet tuaja, aq më i madh do të jetë mëkati dhe sipas tij kërkohet edhe pendimi. Nëse mendoni që t’i vazhdoni lidhjet me atë djalë, e që nuk ka rrugë të tjera, për të cilat flasim dhe këshillojmë ne, përveç atyre që janë legjitime, pasi të jeni penduar sinqerisht duhet që me pajtimin e prindit tuaj dhe dëshirën e lirë në mes teje dhe atij djali të bëni kurorëzimin sipas parimeve të Sheriatit dhe t’i mbani pastaj lidhjet e ligjshme. Nëse keni pasur marrëdhënie intime (Allahu na ruajt prej mëkateve), pasi të pendoheni, duhet të ndërpritni çdo lidhje për një muaj (derisa të kalon një cikël mujor i juaji), pastaj mund ta bëni kurorëzimin. Mirëpo duhet ta mbani parasysh se për tu pranuar pendimi i juaj dhe për të shpresuar në faljen e Allahut për çdo mëkat, pendimi i juaj duhet t’i plotësojë këto kushte:

1.Ndjenja e pendimit, konsiderimin e së kaluarës shpirtërisht si të shëmtuar,
2.Largimi i menjëhershëm nga mëkati, për të cilin pendoheni dhe
3.Mospërsëritja e atij mëkati

Muhamed Dermaku