Pyetja:

Kam pasur pasuri të marrë nga kamata, por unë e kam harxhuar të tërën, ashtu që nuk ka mbetur gjë prej saj. Tani unë jam penduar. Si të veprojë?

***

Përgjigjja:

Nuk ke kurrëfar detyre përpos teubes drejtuar Allahut të Madhëruar, pendim të sinqertë. Dijeni se kamata është gjë e rrezikshme. Allahu i Madhëruar thotë: “E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj – askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.” (Bekare: 279) Derisa pasuria jote nga kamata është harxhuar krejtësisht, atëherë nuk ke në këtë pikëpamje kurrëfar obligimesh.

Shejh Muhamed Salih El Munexhid, “Dëshiroj të pendohem por..”