Pyetja:

A lejohet të varrosen jomuslimanët dhe muslimanët në varrezat e njëjta? Ngase në Amerikë varrosen jomuslimanët dhe muslimanët në varrezat e njëjta, ndonëse Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Nëse kaloni pranë varrezave së idhujtarëve, mallkoni ata…” Pra, si duhet ta zbatojmë këtë hadith në të tilla rrethana?

***

Përgjigjja:

Nuk di të ketë ndonjë ndalim lidhur me këtë, e as që di për ndonjë dëshmi që e bën të detyrueshme varrosjen e muslimanit në një varrezë të veçantë, kurse jomuslimanët/qafirat të varroset në varrezë tjetër. Ndërsa sa i përket transmetimit i cili përmend dëmtimin e të vdekurit nga ana e fqinjit të tij jomusliman (në varr), vërtetësia e tij është e diskutueshme.

Shejh Mukbil bin Hadi, “Tuhfetul-Muxhib Ala Es’ilaa el-Hadhireh uel-Garib”, faqe 133