Pyetja:

Desha ta di se kur një burrë i thotë gruas sa herë që nervozohet ti s’ke niqah me mua, si e gjykon islami këtë?

***
Përgjigjja:

Në momentin kur burri i thotë gruas së tij nuk je niqah me mua, nuk je gruaja ime, nuk të kam në kurorë e të ngjashme, ai e ka shkurorëzuar gruan e tij, pa marrë parasysh se a e ka bërë duke qenë nervoz apo duke qenë i qetë.

Nëse një gjë të tillë e ka bërë tri herë gjatë jetës së tyre martesore, ajo grua është haram për të dhe nuk lejohet të jetojnë së bashku. Allahu na ruajttë nga cytjet e shejtanit!

Duhet ta kenë parasysh burrat se ndaj gruas nuk bën të përdoren fjalët e shkurorëzimit – divorcit as në shaka, sepse jeta martesore është jetë serioze dhe nuk bën të luhet me të.

Muhamed Dërmaku