Pyetja:

Lutja që bën i porsamartuari për vetveten, dhe lutja që bëhet në rastin e blerjes së kafshës

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka këshilluar që kur dikush martohet, të bëjë këtë lutje:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ.

All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajrahã, we ḣajra mã xhebeltehã ‘alejhi, we e’ũdhu bike min sherrihã we sherri mã xhebeltehã ‘alejhi.

(O Allah! Të lutem ta bësh të mirë e të dobishme për mua dhe të më japësh të mirat që vijnë prej karakterit që Ti i ke dhënë! Të lutem të më mbrosh nga të këqijat që ka kjo (grua) dhe nga të këqijat që vijnë prej karakterit që Ti i ke dhënë!). Po ashtu kur dikush blen një deve, le t’ia kapë me dorë majën e gungës dhe të thotë të njëjtën lutje).[1]

——————————

[1]Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe