Pyetje:

Gjatë marrjes së abdestit në banjë, a lejohet të themi bismilah?

***

Përgjigjja:

Gjatë marrjes së abdestit në banjë nuk lejohet përmendja e emrit të Allahut me gjuhë, e as këndimi i çfarëdo sureje, por përmendja e emrit të Allahut bëhet me zemër, d.m.th. vetëm e bën nijet me zemër dhe kaq.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi