Pyetja:

Një grua u godit me një fatkeqësi  me ç ‘rast u sprovua me frikë e cila ndikoi dukshëm në sytë e saj të cilat i mbetën të hapur. Pas këtij rasti u këshillua që të merr gusul (shpërlahet) me ujë me të cilin është larë i vdekuri, a lejohet kjo gjë?

***

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.
Duke e ditur se ky ujë nuk është shkak i shërimit as fetarisht por as logjikisht, kuptohet se përdorimi i tij është shirk i vogël. Pjesë e shirkut të vogël është bërja shkas (sebeb) shërimi të asaj e cila nuk është shkas. Ajo që duhet ta bëjë kjo grua është që t’i bën vetes Rukje Sheriatike, me ç ‘rast do ta lexon suren el-Fatiha, el-Felek dhe en-Nas. Nuk ka asgjë të keqe nëse ajo shkon edhe tek mjekët për ta shëruar këtë sëmundje. Lusim Allahun e Madhëruar ta shërojë atë.
Allahu e di më së miri.

Përktheu: Senad Ramadani