Pyetja:

A mund të konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave të Kiametit, a ka diçka që të mbron prej saj, a është e mjaftueshme vetëm të kërkosh që Allahu të të ruaj (prej saj)?

***

Përgjigjja:

Është transmetuar në disa hadithe, çfarë tregon se vdekjet e befasishme do të shtohen para ardhjes së Kiametit. Kjo lloj vdekje konsiderohet marrje zemërimi ndaj njeriut të keq dhe rehati e qetësi për besimtarin. Ndodh që edhe besimtari të vdes befas me ndonjë infarkt apo diçka tjetër dhe kjo për të është rehati dhe mirësi prej Zotit të Madhëruar. Kjo për arsyen se ai është përgatitur, është udhëzuar, është bërë gati, duke u përpjekur në të mira dhe i vjen vdekja befas, ndërkohë që është në gjendje të mirë dhe vdes me punë të mira. Në këtë mënyrë qetësohet nga vështirësitë, lodhjet dhe mundimet e vdekjes. Ndërsa për njeriun e keq, nëse i ndodh, konsiderohet marrje zemërimi ndaj tij, sepse vdes befas në gjendjen më të keqe. Lusim Allahun të na ruajë, vetem tek Ai kërkojmë strehim.

Shejh Abdul Aziz bin Baz