Pyetja:

Nëse shkoj në një xhami ku falin 20 rekate, ndërsa unë dal kur fal 8 rekate. A e kam gabim?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Mëshirës.

Për të arritur shpërblimin e sevapeve të shumëfishta, për t’u shënuar në listën e atyre që sikur kanë falur namaz tërë natën, është e rrugës që të përfundosh namazin me imamin, edhe nëse imami fal edhe më shumë se 20 rekate.

Pejgamberi ka thënë: “Kush falet me imam derisa ta përfundojë, i regjistrohet sikur të falë tërë natën namaz.” [1]

Nëse del para 20 rekateve, nuk e arrin shpërblimin, që të “regjistrohet sikur fal tërë natën namaz”. Kjo realizohet vetëm me imamin. Nëse del para se të përfundojë imami, regjistrohen vetëm namazet e falura, por jo sikur ka falur tërë natën namaz. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zizal, 7)
Allahu e di më së miri.

Ulvi Fejzullahu

—————————-

[1] Ebu Davudi