Pyetja:

Një vëlla është i sëmurë. Ka ndodhur diçka e çuditshme, sepse ai një natë iku me ble diçka, një hamburger, dhe kur u kthye në shtëpi duke e ngrënë atë, edhe pse ishte mirë, tha se i ka mbetur diçka në fyt. Mandej pini ujë po prapë thoshte se po më rri si një copë e ngjitur në fyt. Edhe pas disa muajsh asgjë nuk ka ndryshuar, edhe pse kemi qenë te shumë specialistë. Ata asgjë të keqe nuk i kanë gjetur por kanë thënë se mundet me qenë komplikim psikologjik. Kemi qenë te një hoxhë i cili i ka kënduar pak Kuran dhe i ka ndikuar pak për mirë ama ende është në atë gjendjen si në fillim. Çka mendoni ju për këtë? A mundet me qenë gjë e lidhur me sehire ose magji?

***

Përgjiigjja:

Nëse leximi i Kuranit ka ndikuar pozitivisht tek vëllai i sëmurë, atëherë mund të jetë sëmurë nga ndikimi i xhindeve dhe në këtë rast ju preferoj që të shkoni prapë te hoxha, që merret me kurim të magjisë sipas Kuranit, dhe ta përcillni gjendjen deri në fund.

Por duhet ta keni parasysh se mund të ketë edhe komplikime psikologjike, sepse ndonëse të rralla janë rastet e tilla, këto ndodhin dhe nuk do të bënte dobi në aso raste leximi i Kur’anit, por duhet marrë trajtimin adekuat.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku