Pyetja:

Çfarë duhet thënë pasi që të varrosim të vdekurin?

Përgjigjja:

Është nga suneti që pas varrimit të të vdekurit të thuhet:

All-llãhummeġfir lehu, All-llãhumme thebbit’hu.

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ، اللَّهُمَّ ثَبِّتْهُ.

(O Allah fale atë, o Allah përforcoje!).[1]

—————————————————–

[1]Kjo lutje është formuluar nga hadithi ku përmendet se Pejgamberi ﷺ, kur mbaronte varrimin e të vdekurit, qëndronte te varri i tij dhe thoshte: “Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe luteni Allahun që ta përforcojë (kur t’i bëhen pyetjet e varrit), se ai tani pyetet”. Ebu Davudi.