Pyetja:

Si duhet të sillet babai me të birin i cili ka migruar në Perëndim dhe ai (i biri) punon në atë çka ka ndaluar Allahun dhe ai e di këtë, dhe anasjelltas (dmth., nëse babai bën punë haram)? Cili është vendimi mbi fitimet e tyre nga kjo pasuri?

***

Përgjigjja:

Sa i përket atij i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë me këtë punë (haram), ai bën gjynah dhe është obligim i babait që ta këshillojë atë, madje ta urdhërojë për të mirë dhe ta ndalojë nga e keqja. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që mohuan nga Fëmijët e Israilit u mallkuan nëpërmjet gjuhës së Daudit dhe të Isës, birit të Merjemes. Kjo, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin kufijtë. Ata nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që bënin. Dhe sa e ligë ishte ajo çka bënin.” (Maide, 7879)
Është obligim për babën që ta urdhërojë birin e tij për të mirë dhe ta ndalojë nga e keqja.
Nëse s’ka mundësi ta bëjë këtë, ai duhet ta këshillojë, se vërtet feja (Islami) është
sinqeritet dhe këshillë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kushdo prej jush që e sheh të keqen, le ta ndryshojë më dorën e vet. Nëse s’ka mundësi, atëherë me dorë e vet. Nëse s’ka mundësi, atëherë me zemrën e vet, por ky është imani më i dobët.”
Dhe ne e këshillojmë babën që të mos marrë gjë nga pasuria e të birit në shenjë të
përmbajtjes nga devotshmëria. Kjo në mënyrë që të mos e nxisë atë të merret me kamatë
apo me burime të ndaluara të fitimit. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush jeni çoban (dmth., kujdestar) dhe secili prej jush jeni përgjegjës për bylykun e tij (dmth., ata që janë nën autoritetin e tij).”
Allahu i lartësuar thotë: “O ju që besoni, mbroni vetët tuaja dhe familjet tuaja nga një Zjarr, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim, 6)
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “S’ka asnjë rob të cilin Allahu e vendos si përgjegjës të një bylyku dhe ai nuk kujdeset për ta me sinqeritet dhe me këshillë veçse ai s’do ta ndjejë aromën e xhenetit.”
Kështu, është obligim për të që ta këshillojë të birin e tij. Nëse i biri refuzon ta pranojë këshillën dhe babai ka nevojë për para – nevojë të domosdoshme -, atëherë gjynahu bie
mbi atë që bën drejtpërdrejt atë punë. Kjo krahas dijes se përmbajtja nga devotshmëria
është që kjo të lihet (dmth., të mos merrem paratë). Kjo vlen edhe nëse situata
është e anasjelltë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kushdo që rritet me pasuri të përfituar në mënyrë të ndaluar, atëherë Zjarri është më meritor për të.”

Shejh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i, Tuhfetul-Muxhib’ala Es’iletil-Hadhir uel-Gharib, nr.3