Pyetja:

Prej cilit vit duhet të agjërojnë djemtë?

***

Përgjigje:

Djemtë si edhe vajzat, obligohen me detyrat islame si namazin, agjërimin etj. pasi të arrijnë moshën e pubertetit apo moshën e pjekurisë seksuale. Nuk mund të thuhet saktë se në cilën moshë arrihet pjekuria, sepse kjo mund të ndryshojë nga një person në tjetrin. Andaj, rregulli i detyrimeve mbetet i lidhur me arritjen e moshës madhore. Kjo gjë përafërsisht, shumicën e rasteve te djemtë i përfshinë moshat ndërmjet 14 e 15 vjet, kurse te femrat mund të fillojë qysh nga mosha 12 vjet. Por nga të dyja anët e këtyre moshave mund të ketë përjashtime, që d.m.th. se edhe më herët se 14 vjet mund të arrijë pubertetin djali, por mund edhe ta kalojë moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dermaku