Pyetja:

Pse gruaja me hajz nuk duhet të i kompenzoje namazet e pafalura, ndërsa ditët e paagjëruara duhet të kompenzohen?

***

Përgjigjja:

Kur Hava u bë me hajz dhe e pyeti ç’të bënte për namazet e pafalura gjatë hajzit, Ademi a.s. nuk diti t’i përgjigjej dhe pyeti Xhibrilin a.s., as ky nuk diti e atëherë Allahu porositi Xhibrilin a.s. t’ia mësonte Ademit a.s. rregullen se në rastin e Havës nuk duheshin kompensuar namazet e pafalura gjatë hajzit. Më vonë, kur Hava u bë prapë me hajz dhe tash po e pyeste ç’të bënte me ditët e paagjëruara gjatë hajzit, Ademi a.s. bëri kijas me namazet dhe i tha se sigurisht se nuk duheshin kompensuar. Atëherë ndërhyri Allahu dhe përmes Xhibrilit a.s. i çoi fjalë Ademit a.s. se ato ditët e paagjëruara duheshin kompensuar. Ademi a.s. mbeti i habitur pse namazet jo e ditët e agjërimit po.Allahu i shpjegoi kështu: Për namazet e pafalura m’u ktheve Mua për të marrë vesh rregullen, andaj lehtësova, kurse për ditët e paagjëruara gjykove me mendjen tënde, prandaj shtrëngova.

Të kujtojmë se kjo është vetëm ana historike e rregullave të përmendura, kurse pse veprohet ashtu për namazet e pafalura dhe pse kështu për ditët e paagjëruara për shkak të hajzit, fukahatë japin arsyet dhe urtësitë objektive.

Ilmi Rexhepi, Libri ‘nuzhetulmexhalis’