Pyetja:

Punoj në një internet-kafe, mirëpo kam edhe bilardo që vetëm jap zhitona. A e kam të lejuar këtë punë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse aty ku ju punoni (internet-kafeja dhe klub i bilardos) futen njerëz dhe e përdorin atë në gjëra të pamoralshme (të pista), të cilat janë të ndaluara; dhe në bilardo lozin njerëz që vëjnë baste ose lozin dy persona dhe e vendosin që kush humbet paguan, atëherë kjo nuk lejohet, sepse futet në gjykimin e bixhozit dhe të gjitha këto janë gjynahe, duke shtuar çfarë mund të ketë aty prej gjynaheve të tjera, themi që nuk lejohet të punohet dhe të qëndrohet në këtë vend. Allahu thotë në Kuran:

Dhe kur (ti o Muhamed) i sheh ata të cilët merren me biseda të kota për ajetet tona të Kuranit duke u tallur me to, largohu prej tyre derisa ta të kalojnë në një çështje tjetër dhe nëse të bën shejtani që të harrosh, atëherë pasi të kujtohesh mos u ul më në shoqërinë e njerëzve (mosbesimtarë, keqbërës).” (En’am, 68)

S’ka dyshim që gjërat që u përmendën më lart i përfshin ajeti i Kuranit, sepse ajetet e Kuranit kanë ardhur me ndalimin e këtyre gjërave dhe veprimi i tyre është tallje me ajetet e Kuranit.

Shejhul- Islam Ibn Tejmije, ka thënë një rregull i cili thotë: “Ai që është prezent në një gjynah është sikurse ai që e vepron atë.”

Por nëse interneti përdoret për gjërat e dobishme dhe që janë hallall dhe në bilardo futen njerëzit paguajnë lekët për të lozur, por pa e tejkaluar në humbjen e kohës, pra shkurtimisht duke iu larguar atyre gjërave, të cilat i përmendem më lart, atëherë themi nuk është e ndaluar dhe inshaAllah s’ka gjynah.

Lus Allahun që të na forcojë në fenë e Tij dhe të na bëjë të qëndrueshëm në të deri në vdekje. Amin!

Allahu e di më së miri.

Hariz Allkoçi