Rastet kur nuk e kemi obligim faljen e namazit të xhumasë

66. I nderuar hoxhë! Punoj në Shtëpi të Shëndetit, a është mëkat që të premten ta lë një orë punë dhe të shkoj të fal namazin e xhumasë?

Përgjigjja: Prej rasteve kur muslimani lirohet prej obligueshmërisë së faljes së namazit të xhumasë është edhe kur është i ngarkuar me përgjegjësi të interesit të përgjithshëm.

Në rastin konkret, ju jeni përgjegjës që të kujdeseni për shëndetin e të tjerëve, prandaj nëse ekziston mundësia të siguroni zëvendësin që do ta marrë detyrën tuaj apo nëse dalja juaj nga puna për pak kohë derisa ta falni xhumanë nuk shkakton ndonjë pasojë, atëherë ju obligoheni me faljen e namazit të xhumasë.

Mirëpo nëse dalja juaj nga Shtëpia e Shëndetit rrezikon shëndetin dhe jetën e pacientëve, atëherë ju liroheni nga përgjegjësia e faljes së namazit të xhumasë, por obligoheni me faljen e namazit të drekës.

Allahu e di më së miri.

Dr.Shefqet Krasniqi